Hambarxhumjan ndeshjen e 100-të me Vardarin e kurorëzoi me dy super gola (VIDEO)

Pas brazilianit Huan Felipe, është armeni Hovhanes Hambarxhumjan që është futur në “klubin 100” te skuadra e Vardarit. Një gjë të tillë Hambarxhumjan arriti në ndeshjen kundër Akademia Pandev të dielën, kur për dallim nga pozita e tij e zakonshme që ishim mësuar ta shohim, mbrojtësi krahut të djathtë, ai përballë skuadrës nga Strumica luajti në një pozitë më të avansuar, të cilën e shfrytëzoi në maksimum, duke shënuar dy gola.

Ai për këtë të arritur dhe golat e shënuar kishte folur për faqen zyrtare të klubit: “Ndjehem shumë mirë. Secili futbollist dëshiron një jubilej të këtillë, ndërsa paraqitjen time të 100-të do ta mbajë mend edhe gjatë kohë, pasi shënova dy super gola. Mendoj se kjo është një meritë e gjithë klubit, ndërsa më e rëndësishme është që arritëm të shënojmë fitore dhe të marrim tre pikë”.

Dy golat ndaj Akademia Pandev ishin golat e parë të shënuar për armenin gjatë këtij edicioni në 10 ndeshje të zhvilluara. Gjatë këtij edicioni ai ka zhvilluar gjithsej 21 ndeshje, përfshirë këtu edhe ndeshjet në kuadër të Liga Europa dhe kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa pjesë e Vardarit, rikujtojmë është që nga viti 2014-të, kur te “kuqezinjtë” nga Shkupi arriti nga skuadra e Banants Erevan.

 

Leave a Reply