Skuadra kampione në fuqi e Spanjës dhe Europës, Real Madridi ka shansin që të futet në garë për yllin e Juventusit, Paulo Dybala në rast se ky i fundit nuk rinovon kontratën me kampionët e Iitalisë.
“The Sun” shkruan që klubi bardhezi i ka ofruar lojtarit rinovimin e kontratës edhe pse ky i fundit nuk e ka nisur aq mirë sezonin.
24-vjeçari ka rënë në formë, ku ka shënuar 12 gola në 23 ndeshje të këtij edicioni. Kampionët në fuqi të Italisë nuk do t’a vendosin argjentinasin në merkaton e dimrit por do të presin që ai të kthehet në formën e tij më të mirë.
Vetëm në këtë mënyrë Juve do të rihapë bisedimët për një zgjatje të kontratës, në të kundërtën shumë lehtë mund të ndodhë që Reali të shfrytëzojë situatën dhe të hidhet në kërkim për transferimin e argjentinasit në “Santiago Bernabeu”.