Të gjithëve ju kujtohet ai meçi i paharruar i vitit 1997, kur Majk Tajson i kafshoi veshin kundërshtarit të tij, Ivander Holifilld. Imazhe të njëjta kanë ndodhur sërish në boksin profesionist, kësaj rradhe me protagonist Francisko Vargas -Stefan Smit, me këtë të fundit i cili doli me veshë të gjakosur pas një përplasjeje kokë më kokë me rivalin.
Pas prerjes së veshit të majtë nga një përplasje aksidentale e kokave, dueli u ndalua nga mjeku pas raundit të nëntë.
Kjo i dha fitoren Vargasit, i cili sipas rezultatit të gjyqtarëve triumfoi me 89-82, 88-83, 88-83.