Milani mund Bolonjan, vendosi “dopieta” e Bonaventuras (VIDEO)

Më në fund fiton edhe Milani. Skuadra që tashmë drejtohet nga Xhenaro Gatuzo shënoi fitore 2:1 ndaj Bolonjas, duke bërë që për një çast të harrohet ajo disfatë e papritur ndaj Rijekës në kuadër të ndeshjeve në Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Në fitoren e parë të Milanit nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos, pas atij debutimi me barazim ndaj Beneventos, sonte vendosi “dopieta” e Xhiakomo Bonaventura.

Golin e parë 5-shja e Milanit e realizoi në minutën e 10-të, teksa në minutën e 76-të shënoi edhe golin e fitores, pasi Bolonja në minutën e 23-të për një çast iu kundërpërgjigj Milanit, duke barazuar rezultatin me anë të Verdit.

Falë kësaj fitore Milani tashmë numëron 24 pikë dhe ndodhet në pozitën e 7-të, ndërkohë Bolonja me 3 pikë më pak ndodhet dy pozita më poshtë.

Leave a Reply