Olivie Zhiru ka shpëtuar Arsenalin nga disfata e dytë me rradhë në Premierligë, pasi për të satën herë nga bankina u inkuadrua në lojë dhe shënoi një gol shumë të rëndësishëm për “topçinjtë”, të cilët barazuan 1:1 në transfertën ndaj Sautemptonit, njofton “infOSport.mk”.
Çarli Ostin kaloi në avantazh vendasit me golin e realizuar që në minutën e tretë, ndërkohë Zhiru barazoi rezultatin vetëm dy minuta para fundit të takimit me golin e tij të 17-të, të shënuar si rezervist.
Me këtë barazim Arsenali nuk arriti që të shfrytëzojë rastin për t’iu afruar Çelzit në vetëm një pikë në renditje, ashtu që tashmë me 29 pikë renditet në pozitën e pestë. Në anën tjetër Sautemptoni me 18 pikë të tubuara renditet në pozitën e 11-të.