Derbi i javës së 16-të në Serie A midis Juventusit dhe Interit u mbyll me barazim pa gola, me ç’rast kampionët në fuqi të Italisë humbën rastin për të marrë kryesimin e renditjes.
Por, sikur të mos mjaftonte ky rezultat, te “bardhezinjtë” u vërejt edhe një moment i palakmueshëm gjatë momentit të zëvendësimit të Miralem Pjaniç. Allegri vendosi ta largonte nga loja në minutën e 87-të, duke hedhur në fushë Bentakur, mirëpo këtë zëvendësim boshnjaku nuk e mirëpriti aspak mirë.
Ai tepër i nervozuar komentonte këtë vendim të trajnerit të tij, me të cilin madje nuk u përshëndet fare.
Ky gjest nuk i pëlqeu aspak strategut “bardhezi”, i cili u nevrikos me futbollistin e tij, ndaj të cilit reagoi shumë ashpër.