Doan Osmani shpallet kampion Ballkanik! Isha i bindur në këtë titull (VIDEO)

Karateisti nga Gostivari Doan Osmani është shpallur kampion Ballkanik në kategorinë U21, njofton “infOSport.mk”.

19-vjeçari ishte superior në këtë kampionat për kadet dhe junior, i cili po mbahet në Herceg Novi të Malit të Zi, ndërsa në luftën finale deri në 75 kg ai mundi malazezin Nikola Maloviç. Ishte kjo një super luftë, të cilën Osmani thotë se e ka fituar me meritë dhe se ka qenë maksimalisht i përgatitur.

“Normal që jam shumë i kënaqur nga ky titull. Mund të them se isha i bindur që do dilja kampion Ballkanik. Vërtetë kemi punuar shumë me trajnerin tonë, prof. Arlind Huseini” – tha enkas për “infOSport.mk” nga Herceg Novi, Doan Osmani, i cili nuk kënaqet me kaq dhe dëshiron që sa më i përgatitur të pret edhe kampionatin Evropian që në program është gjatë muajit shkurt të vitit 2018-të.

“Dëshira ime është që të mos ndalem këtu, pasi dua të kem rezultate të mira edhe në Kampionatin Europian. Menjëherë pasi të rikthehemi në vendlinje ne bashkë me trajnerin Arlidn Huseinin do të fillojmë të përgatitemi për evropianin që na pret gjatë muajit shkurt në Soçi të Rusisë” – u shpreh Osmani.

Ai në kuadër të Kampionatit Ballkanik shënoi 5 fitore, duke dominuar ndaj të gjithë kundërshtarëve. Fillimisht në luftën e tij të parë mundi malazezin Pavle Babiç, për të mundur më pas garuesin nga Kosova, Benjamin Shabani, ndërsa deri në finalen e madhe erdhi falë edhe fitoreve ndaj garuesit të Bosnje e Hercegovinës, Veselko Brkiç dhe atij të Serbisë, Ljubisha Mariç.

Rikujtojmë është kjo hera e dytë që Doan Osmani shpallet kampion Ballkanik, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe gjatë vitit 2012-të si kadet i ri.

Doan Osmani kampion Ballkani ne karate

DOAN OSMANI SHPALLET KAMPION BALLKANIK NË KARATE DERI NË MOSHËN 21-VJEÇARE

Публикувахте от infosport.mk в 9 декември 2017 г.

Leave a Reply