Bazeli ka shënuar fitore 3:0 në ndeshjen e javës së 18-të në shtëpi kundër Sent Gallenit, njofton “infOSport.mk”. Protagonist kryesor në këtë fitore të skuadrës kampione të Zvicrës doli të jetë shqiptari Albian Ajeti, i cili realizoi dy golat e parë për Bazelin, përkatësisht në minutën e 26-të dhe 65-të.
Ajeti falë dy golave të shënuar arriti në kuotën e 8 golave në Superligën zvicerane, një më pak se dy kryegolashënuesit Nsame i Jang Bojsit dhe Rap të Tun.
Pas kësaj fitoreje, Baseli “blindon” vendin e dytë në renditje me 35 pikë, një më pak se Jang Bojsi që ka një ndeshje më pak, atë kundër Grashopersit që do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme.