Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka gjetur golin me skuadrën e tij Osijekun në Kroaci. Grezda gjeti golin në fitoren 3:0 të Osijekut ndaj Rudesit, me gjakovarin që shënoi në minutën e 72-të për rezultat 2:0.
Dy golat tjerë për Osijekun i realizuan Mioc dhe Bockaj në minutat 58-të respektivisht 85-të. Osijeku renditen në vendin e dytë në kampionatin kroat, me 35 pikë, 12 më pak se Dinamo e Zagrebit që kryeson dhe vijon e qetë rrugën drejt titullit.