Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Liverpullit, Emre Xhan, njofton “Rai Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.
23-vjeçari me skuadrën angleze ka kontratë deri verën e vitit 2018-të, ndërsa duke mos dashur që ta humbin atë me parametra zero, drejtuesit e Liverpullit do e lejojnë atë që të nis bisedimet me skuadra tjera.
Nëse këto informacione konfirmohen, atëherë nuk do të ketë nevojë për bisedime, pasi gjithçka është arritur me “bardhezinjtë” nga Torino.
Xhan do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 4 milion euro, plus bonuse.
Kësisoj Juve fitoi garën me Interin dhe Realin e Madridit, që gjithashtu interesoheshin për shërbimet e futbollistit gjerman me origjinë turke.