Partizani ka dalë fitues në derbin e madh të javës së 27-të në Superligën shqiptare duke mundur Skëndërbeun me rezultatin minimal 1:0.
Përballjen mes skuadrave të vendit të dytë dhe të tretë e vendosi një gol i mesfushorit Idriz Batha gjashtë minuta para pushimit mes pjesëve.
Partizani-Skënderbeu (Përmbledhje)
Partizani-Skënderbeu (Përmbledhje)
Публикувахте от Digitalb в 2 април 2017 г.
Gjysma e dytë e lojës ishte thuajse e tëra për korçarët, të cilët e sulmuan pa pushim portën e portierit Alban Hoxha, por pa shumë fryte, si për meritë të mbrojtjes kundëdshtare ashtu edhe për pasaktësi të futbollistëve të trajnerit Ilir Daja.
Falë këtij triumfi ekipi i trajnerit Sulejman Starova mban hapin me Kukësin, skuadër kjo e cila gjatë ditës së sotme mundi Luftëtarin me rezultatin 3:2.
Që të dyja këto skuadra kanë nga 55 pikë në krye të tabelës së klasifikimit, derisa Skënderbeu mbetet i treti me pesë më pak.