Vardarin e pret dënim nga ana e UEFA-s (VIDEO)

Vardari mbrëmë me ndeshjen ndaj Rosenborgut edhe zyrtarisht mbylli aventurën e saj në ndeshjet në grupe të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e vendit me vetëm një pikë nga 6 ndeshje mbyllën ndeshjet në grupin “L”, ku kualifikimit për në rrethin e dytë iu gëzuan Zeniti dhe Real Sociedadi i Adnan Januzajt.

Megjithatë Vardari edhe përkundër faktit se ka përfunduar ndeshjet, nuk ka përfunduar disa çështje me UEFA-n, që me shumë gjasa do të gjobit skuadrën shkupjane për shkak hedhjes së fishekzjarreve nga ana e tifozëve të tyre, “Komitët”.

15 minuta para fundit të takimit grupi i tifozëve të Vardarit bënin shou në tribuna, ndërsa këtij shout iu bashkua edhe një qenush që u fut brenda fushës, duke ndërprerë kështyu për disa çaste takimin e mbrëmshëm.

Leave a Reply