Super Mustafi ndali Sitin (VIDEO)

Shkodran Mustafi ka shkëlqyer në përballjen derbi të javës së 30-të në Premierligë ndaj Mançester Sitit, në të cilën ndeshje Arsenali i tij barazoi 2:2 në “Emirates Stadium”, njofton “infOSport.mk”.

Sane kaloi Sitin në avantazh që në minutën e katërt, teksa pas një kundërsulmi shmangu portierin Ospina dhe dërgoi topin në rrjetë, teksa ishte Uallkot ai që barazoi shifrat në minutën e 40-të pas një asisti nga ana e futbollistit shqiptarë.

Mirëpo këtu nuk ishte edhe fundi i golave të shënuar gjatë 45 minutave të para, pasi vetëm dy minuta pas golit të Uollkot, Kun Aguero shënoi edhe golin e dytë për Mançester Sitin, për ta mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-2.

Në pjesën e dytë Arsenali me çdo kusht kërkonte golin e barazimit që erdhi në minutën e 67-të, edhe atë me autorë Shkodran Mustafi, i cili në këtë mënyrë i siguroi një pikë skuadrës së tij, edhe pse tashmë “topçinjtë” dukshëm rrezikojnë që sezonin e ardhshëm të mos jenë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Arsenali për momentin ka 51 pikë dhe renditet vetëm në pozitën e 6-të, derisa Mançester Siti mbetet në pozitën e katërt me 58 pikë.

Leave a Reply