Përfaqësueset e 17-vjeçarëve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë njohur rivalët e tyre për kualifikueset e Europianit të vitit 2019, që do të zhvillohet në Republikën e Irlandës.
Kombëtarja shqiptare që udhëhiqet nga Xhemal Mustedanagiç pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës u pozicionua në Grupin 8, bashkë edhe me Republikën Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin, teksa përfaqësuesja e Kosovës do të jetë pjesë e grupit 5, ku do të përballet me përfaqësueset si Skocia, Zvicra dhe Qiproja.
Dy skuadrat e para në grupe kualifikohen në “Elite Round”, ndërsa atyre u shtohen edhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta.
Vlen të theksohet se UEFA ia ka besuar sërish Shqipërisë organizimin e ndeshjeve të edicionit të rradhës, ashtu që ndeshjet eliminatore do të zhvillohen në datat 23, 26 dhe 29 tetor të vitit 2018 në kryeqendrën shqiptare.
Kualifikueset U-17 (Euro 2019) |
Grupi 8 | Grupi 5 |
Republika Çeke | Skocia |
Norvegjia | Zvicra |
Azerbajxhani | Qiproja |
Shqipëria | Kosova |