Revoluconi i qetë i Lopotegit te Kombëtarja e Spanjës

Hulen Lopotegi u emërua në krye të postit të trajnerit te Kombëtarja e Spanjës në fundin e muajit korrik të vitit të kaluar. Ai kishte një detyrë të vështirë për të marrë stafetën e Visente Del Boskes, pas një cikli aq të suksesshëm që kishte arritur ky i fundit në krye të “furisë së kuqe”.

Që nga dita e tij e parë si trajneri i Spanjës, ai duheshe të luftojë me kritikët, të cilët këmbëngulnin që në krye të Kombëtares spanjolle të vjen ndonjë trajner më me emër.

Deri atëherë biografia e tij ndërlidheshe me disa periudha të kaluara te Rajo Valjekano, ekipin e dytë të Real Madridit, të rinjët e Spanjës dhe te Porto.

Mirëpo numri një i futbollit spanjoll, Vijar dëgjoi futbollistët dhe Federata e Futbollit spanjoll zgjodhi atë për trajner. Dhe nuk gabuan, pasi Lopotegit iu deshën vetëm 8 muaj për të bindur shumicën se ai është njeriu i duhur për këtë post.

Lopotegi arriti që të bëjë një revolucion të qetë. Ai edhe pse largoi dy futbollistë  me emër të periudës së kaluar, si Cesk Fabregas dhe Iker Kasiljas, në përgjithësi arriti që të ruaj formacionin më të mirë të krijuar nga Del Boske, duke i shtuar atij disa futbollistë të rinj, me të cilët u shpall kampion Evropian deri në moshën 21-vjeçare.

Në aspekt të futbollit selekcioni i Lopotegitderi më tani thuajse është i pagabueshëm. Dy barazime, një ndaj Italisë dhe një ndaj Anglisë, si dhe 6 fitore, përfshirë këtu edhe fitoren e para ca ditëve ndaj Francës në Paris dhe atë fitore me vlerë ndaj Belgjikës.

Pas dështimit të Evropianin e fundit, Spanja dalë ngadalë po kthehet ndër kombëtaret më të mira të planetit dhe sërish në Botërorin “Rusi 2018” pritet të futet si një ndër favoritet kryesore.

Lopotegi po luan me skemën thuajse të njëjtë me atë të Del Boskes dhe Barcelonës viteve të fundit 4-3-3, të cilën skemë futbollistët e njohin shumë mirë. Lojë me një prekje të topit, në të cilën futbollistët e talentuar janë  heronjtë kryesor. Fitorja ndaj Francës në ndeshjen e fundit  është ndër ata që i ngjante projektit të ri dhe suksesi i parë më i madh ndërkombëtarë.

Në Sen Deni seleksionuesi Lopotegi vazhdoi serinë e fitoreve me Spanjën, duke regjistruar ndeshjen e tij të 28-të me rradhë pa disfatë (përfshirë këtu edhe ndeshjet nën drejtimin e shpresave të Kombëtares së Spanjës).

Nga e gjithë kjo mund të nënkuptojmë se Lopotegi nuk ka humbur asnjë ndeshje si trajner i kombëtareve të Spanjës.

Kundërshtari i rradhës i tyre është Maqedonia, ndaj së cilës do të luajnë gjatë muajit qershor,  ndeshje kjo që “iberikëve” do ju shërbejë si një uvertirë para ndeshjes së madhe me Italinë, ku dhe mund të vendoset se cila prej këtyre dy kombëtareve do të kualifikohej drejtpërdrejtë në mundialin e ardhshëm në Rusi.

Dihet se cili do të jetë 11-shi i parë, stili i lojës është i qartë, ndërsa skuadra e Lopotegit filloi të duket shumë e njohur dhe qartë. Triumfi ndaj Francës tregoi rrugën të cilën duhet ndjekur.

 

Edu Polo, “El Mundo Deportivo”

Leave a Reply