Java e 24-të sjellë derbin lokal, Rabotniçki – Vardari

Java e 24-të në elitën e futbollit vendor sjellë me vete derbin lokal ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” shpresojnë të mos rrëshqasin ndaj fqinjëve të tyre të afërt, pasi në të kundërtën një disfatë të Vardarit në maksimum do të shfrytëzonte Shkëndija, skuadër kjo që nuk duhet të ketë probleme përballë skuadrës së parafundit në tabelë, Makedonija Gjorçe Petrovit.

Në stadiumin e Çairit do të zhvillohet një tjetër përballje mjaft interesante, ku mejdanin do të ndajnë Shkupi dhe Pelisteri, derisa në Prilep do të zhvillohet ndeshja mes skuadrave nga pjesa e rrezikshme e tabelës së klasifikimit, Pobedës dhe Bregallnicës.

Skuadra nga Shtipi ka mundësinë për të kapur trenin e fundit për mbijetesë në elitën e futbollit vendor, pasi në të kundërtën kjo skuadër lirisht mund të themi se do të garojë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

LPFM, Java XXIV

 

Shkupi 15:00h Pelisteri
Shkëndija 15:00h Makedonija Gj.P
Sileksi 15:00h Renova
Rabotniçki 15:00h Vvardari
Pobeda 15:00h Bregallnica

Leave a Reply