Interi ka dhuruar spektakël përballë Kievos, ndërsa figurë qendrore në fitoren 5:0 të “neroaxurrëve” ishte Ivan Perishiç, i cili realizoi 3 gola, njofton “infOSport.mk”.
Gjithçka është zgjidhur që në pjesën e parë të takimit falë golit të Perishiç (23’) dhe rrjetës së zakonshme tashmë të Ikardit (38’), që vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve më të mirë në Itali.
Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 57-të Perishiç shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Interin, ndërsa golin e katërt e realizoi mbrojtësi Skrinjar, para se kroati të vuloste suksesin me golin e tretë personal dhe të pestin për Interin, në fitoren përfundimtare, Inter 5, Kievo 0.
Një fitore të thellë realizoi edhe Fiorentina që me rezultatin 3:0 në “Artemio Franki” mundi Sasuolon, Bolonja barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Kaljarit, ndërsa në ndeshjen e parë të së dielës, Milani barazoi ndaj Benevntos së vendit në fundit.
Seria A, Java XV |
||
Benevento | 2 – 2 | AC Milan |
Bologna | 1 – 1 | Cagliari |
Fiorentina | 3 – 0 | Sassuolo |
Inter | 5 – 0 | Chievo |
Sampdoria | 20:45h | Lazio |