Klubi i basketbollit Shkupi ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit vendor, duke mundur Strumicën në transfertë me rezultat 64:69. Të përzgjedhurit e Enver Miftarit periodën e parë ishin në disavantazh me shifra 26:11, ndërsa në tri tjerat në vijim, përmbysën gjithçka, duke vulosur kështu fitoren e dytë me radhë në kampionatin më të fortë të basketbollit në Maqedoni.
Më i miri në radhët e Shkupi rezultoi të jetë Miojeke me 27 pikë të shënuara, me Tajlor që shtoi 22 tjera, ndërsa Ristov dhe Haris realizuan 10 respektivisht 8 pikë. “Bardhekaltërit” ndeshjen e radhës në Superligë do ta zhvillojën me Kumanovën në Çair.