Një nga futbollistët më të talentuar të Borusia Dortmundit, Maksimilian Filip është lënduar rëndë në takimin e sotshëm ndaj Bajer Leverkusenit që po zhvillohet në këto momente në “Baj Arena”.
23-vjeçari u largua nga fusha vetëm pas 8 minutave lojë, ndërsa me shumë gjasa ai do të mungojë për një kohë të gjatë nga fushat e futbollit.
Filip u ankua në lëndim në gjurin e djathtë, pas një kontakti që pati me futbollistin kundërshtarë, Xhonatan Ta, ndërsa me rekomandim të mjekëve të skuadrës ai u dërgua drejt në spital. Në vend të tij në lojë u inkuadrua Andre Shurle, ndërsa Dortmundi pas 45 minutave të para ndodhet në disavantazh prej një gol, pasi Leverkuseni shënoi me anë të Uolland në minutën e 30-të.