Pas Lukas, edhe Bazhe Ilijoski i thotë lamtumirë Pelisterit

Pas Lukas Kardoso Fereira, është edhe sulmuesi maqedonas, Bazhe Ilijoski që i thotë lamtumirë Pelisterit, me të cilën skuadër sezonin e kaluar fitoi Kupën e Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Sezoni aktual nuk ishte edhe aq i mbarë për goleadorin shkupjan, i cili shkaku i dëmtimeve zhvilloi vetëm 8 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol me Pelisterin.

Megjithatë aftësitë e tij realizuese, Ilijoski i dëshmoi gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Pelisterit, kur në 16 ndeshje kampionale realizoi 8 gola, ndërsa gjithashtu realizoi edhe penaltinë e fundit në ndeshjen finale ndaj Shkëndijës, duke i mundësuar Pelisterit për të ngritur lartë trofeun e Kupës së Maqedonisë.

Ilijoski, i cili gjithashtu mban epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit vendor, tashmë është një agjent i lirë, ndërsa beson që së paku edhe një sezon të jetë aktiv në futbollin vendor.

Ndërkohë kur jemi tek largimet nga rradhët e Pelisterit, skuadër kjo që po kalon një krizë të thellë financiare, vlen të theksohet se nga kjo skuadër javë më parë u largua edhe portieri Marko Jovanovski, i cili deri në javën e 14-të ishte lojtari i vetëm nga rradhët e skuadrës nga Manastiri që kishte zhvilluar të gjitha ndeshjet nga fillimi, e deri në mbyllje.

Leave a Reply