Visar Musliu tashmë pa dyshim se është një emër i njohur në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi shqiptarë nga Gostivari aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Vardarit, te e cila skuadër arriti nga rradhët e Renovës.
Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të përfaqësueses U21 të Maqedonisë që morri pjesë në Evropianin e vitit 2016-të, ndërsa tashmë është një titullarë i padiskutueshëm edhe në përfaqësuesen A të udhëhequr nga Igor Angellovski.
Megjithatë i tillë nuk është rasti edhe me ekipin e parë të Vardarit, për të cilën skuadër gjatë këtij edicioni ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje. Ai në 6 prej tyre ka nisur si titullarë, ndërsa në dy ndeshje është inkuadruar nga bankina, siç ishte rasti edhe sot në ndeshjen e parë të 1/8 së finales ndaj FC Shkupit.
Ai në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, kur zëvendësoi mbrojtësin e krahut të majtë Glishiq. Ai shumë pak mungonte që të bëhej protagonist në minutën e 83-të, kur me kokë nga afërsia goditi, mirëpo vetëm mbi portë.
Megjithatë ai doli të jetë shpëtimtarë i skuadrës së tij në minutën e 88-të, kur ndali goditjen e Kristijan Stojkoskit të FC Shkupit.
VISAR MUSLIU SHPETON GOL TE SIGURTE, NDAL STOJKOSKIN E FC SHKUPIT
Публикувахте от infosport.mk в 30 ноември 2017 г.