Sportet marciale gjithmonë kanë prodhuar kampionë në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, ndoshta të sfiduar nga imponimi historik për rezistencë e mbrojtje të vlerave përmes kombinimit luftë dhe punë. Kështu kanë kaluar shumë gjenerata dhe sot mes tjerash kemi klube sportive që me të drejtë mburen me të kaluarën e tyre. Shembull konkret është Klubi i Mundjes Liria që mbrëmjen e 29 nëntorit ka festuar kompletimin e plotë 4 dekadave ekzistencë me një manisfetim në të cilin të pranishëm ishin shumë figura të njohura nga jeta sportive, kulturore e politike dhe mbështetës të këtij klubi. Organizatorët ishin përkujdesur që në programin e tyre mes tjerash përmes një dokumentari të përshkruajnë të kaluarën dhe rrugëtimin e Lirisë në këto 40 vite që ngërthejnë histori e krenari.
“Krenari sportive, kombëtare për Klubin e Mundjes Liria. Unë i falenderoj të gjithë pjesmarrësit që kanë marrë pjesë këtu, gjatë fjalimeve të cilët i ndjekur dhe dëgjuar. Është e tepërt të thuhen gjërat që në jetën e përditshme duhet ti bëjmë. Klubi i Mundjes Liria tanimë është një klub profesionalist, është një klub i cili i ka të gjitha elementet profesionale, me strukturat e saj udhëheqëse me buxhetin e saj vjetor”, u shpreh kryetari i klubit LIRIA, Imer Kadriu.
“Jam shumë i gëzuar dhe shumë krenar që isha unë në përgatitjen e këtij jubileu. Isha unë ai që desha ai që deshta t’i nderoj të gjithë ata që dhanë djerësn dhe mundin për Klubin e Mundjes Liria”, tha kryetari i Federatës së Mundjes në Maqedoni, Betim Vrenezi.
Nga Klubi i Mundjes Liria ndanë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme gjatë rrugëtimit të klubit të tyre, pa haruar legjendat e gjalla të këtij sporti, fituesit e medaljeve Olimpike Shaban Trstena dhr Shaban Sejdiu, që megjithatë nuk ishin të pranishëm në këtë manifestim. Me mirnjohje u nderuan edhe mundësit e ri, të cilët sollën medalje të arta nga kampionatet evropiane dhe ballkanike. (SHENJA)