Mustafa ndërpret kontratën me klubin Trakya të Turqisë

Basketbollisti shkupjan Alaudin Mustafa ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me skuadrën turke Trakya. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Mustafa përmes një postimi në profilin e tij në “fejsbuk”, duke sqaruar edhe arsyet për prishjen e së njejtës.

“Në mbledhjen e fundit që mbajtën në Ankara udhëheqësit e Federatës së Basketbollit të Turqisë kanë marrë vendim për ndërpritjen e kamponatit shtetëror të kolegjëve, ku edhe unë si anëtar i K.B TRAKYA të Edrenes mar pjesë dhe ndërpresë kontratën ligjore të cilën e kam nënshkruar”, thuhej mes tjerash në njoftimin e basketbollistit shkupjan.

Mustafa gjithashtu ka faleminderuar kryesinë e klubit për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë sezoneve që ishte pjesë e klubit Trakya.  22 vjeçari zyrtarisht bëhet lojtar i lirë nga 25 dhjetori, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar klube të ndryshme si nga vendi jonë dhe jasht tij.

 

Leave a Reply