Super Shkupi ndal kampionët e Vardarit në Kupë (VIDEO)

Shkupi ka nxjerrë një barazim të madh 1:1 në transfertën ndaj Vardarit të zhvilluar në stadiumin e Gjorçe Petrovit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu zhvilluan një super ndeshje përballë kampionëve në fuqi të vendit, ku shumë lehtë mund të ndodhte që “bardhekaltërit” nga Çairi të shënonin fitore, në rast se në çastet e fundit të takimit Kristijan Stojkoski shfrytëzonte dy rastet shumë të volitshme para portës kundërshtare.

Visar Musliu

VISAR MUSLIU SHPETON GOL TE SIGURTE, NDAL STOJKOSKIN E FC SHKUPIT

Публикувахте от infosport.mk в 30 ноември 2017 г.

Fillimisht goditjen e tij nga afërsia Visar Musliu e devijoi në rivënie nga këndi, ndërsa më pas goditja e tij me këmbën e djathtë qëlloi shtyllën pingule nga pjesa e jashtme. Në këtë rast Stojkoski kishte mundësinë që të pasonte edhe për Mbellën, i cili priste një pasim në shtyllën e dytë.

STOJKOSKI

RASTI I % I KRISTIAN STOJKOSKIT QE PREKU SHTYLLEN PINGULE NGA PJESA E JASHTMEMBYLLET NDESHJA E PARË E 1/8 SË FINALES VARDARI – SHKUPI 1:1

Публикувахте от infosport.mk в 30 ноември 2017 г.

Ndryshe ishte super goli i Alen Jasharoskit në minutën e 9-të që i dha avantazhin FC Shkupit, skuadër kjo e cila gjatë 45 minutave të para e morri atë që e dëshironte. Ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ku pamë një Vardar pa koncept loje dhe jo shumë kërkues.

Alen Jasharoski gol ndaj Vardarit

SUPER GOLI I JASHAROSKIT NDAJ VARDARITKupa e Maqedonisë, ndeshja e parë e 1/8 së finalesVARDARI – SHKUPI 0:1(A. Jasharoski 9')

Публикувахте от infosport.mk в 30 ноември 2017 г.

Megjithatë “kuqezinjtë” golin e barazimit e gjetën në minutën e 59-të falë super golit të shënuar nga Barsegian, i cili nga një kënd i vdekur arriti që të mposht portierin Suat Zendeli.

Barsegian gol ndaj Shkupit

GOLI I BARSEGIAN, ME TE CILIN VARDARI BARAZOI REZULTATIN NDAJ SHKUPITVARDARI – SHKUPI 1:1(Barsegian 59')

Публикувахте от infosport.mk в 30 ноември 2017 г.

Edhe pse Vardari ishte dominues në minutat në vijim, rastet e krijuara para portës së çairasve nuk dhanë rezultat, ndërsa në anën tjetër FC Shkupi përmes kundërzbritjeve shumë lehtë mund të ndodhte që të merrte fitoren në këtë përballje, transmeton “infOSport.mk”.

Në fund barazim 1:1, që len hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit në Çair që në program është me datë 17 dhjetor.

Foto: gol.mk

Leave a Reply