Skuadra e Gremios është fituese e trofeut më të rëndësishëm në Amerikën e Jugut, “Copa Libertadores”, pasi mposhti edhe në ndeshjen e kthimit Lanusin me rezultat 2:1 dhe me shifra të përgjithshme 3:1 shpallet më e mira e këtij kompeticioni për vitin 2017.
Takimi i dytë nuk kishte histori, me Gremion që shënoi dy herë në pjesën e parë me Fernandinjon dhe Luan, ndërsa goli i Sand nga pika e bardhë në pjesën e dytë vlejti vetëm për statistik. Gremi e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë në fushë, pasi me karton të kuq u përjashtua Ramiros në minutën e 83-të.
Kjo është hera e tretë për ekipin brazilian të Gremios që fiton titullin në “Copa Libartadores” pasi më herët e kishte fituar në vitet 1983 dhe 1995. Gremio pas dy javësh do të merr pjesë në Botërorin e klubeve, ndërsa si rival kryesor në këtë kompeticion do të ketë Real Madridin.