Skuadra e Real Madridit ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, pas barazimit 2:2 me Fuenlabrada në ndeshjen e zhvilluara në “Santiago Bernabeu”. Reali tutje kalon me rezultat të përgjithshëm 4:2, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 0:2.
Golat për vendësit i shënoi sulmuesi spanjoll Mayoral, ndërsa për mysafirët Milla dhe Portilla.Në këtë ndeshje luajtën edhe Keylor Navas, Mateo Kovaciç dhe Gareth Bejl, të cilët bën rikthimin e tyre në këtë përballje, pasi që të tre ishin të lënduar.