Në 105 vjetorin e Republikës së Shqipërisë, Kombëtarja e femrave është mposhtur me rezultat 5:1 nga Zvicra në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror të vitit 2019. Kjo ishte humbja e 5-të radhazi për femrat e Kombëtares “kuqezi”, mirëpo ajo që “dhemb” më shumë është se kjo disfatë erdhi nga këmbët e një shqiptare tjetër, e cila ishte autore e dy golave, me Florjana Ismailin që në futbollon përfaqëson shtetin zviceran, ndërsa në aspekt klubesh luan me Sent Galenin. Sa i përket ndeshjes, edhe pse kuqezinjtë barazuan me Krasniqin në minutën e 29’, më pas pësuan plot katër gola të tjerë.