Të mërkurën në program janë ndeshjet e kthimit të çerekfinales të Kupës së Maqedonisë. Në këtë fazë të Kupës, Renova me avantazh prej 2:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Tetovë do të udhëtojë për në Autokomandë të përballet me Skopjen. Akademia Pandevi në Strumicë pret Teteksin, ndërsa Pobeda në Prilep takohet me Pelisterin.
Të githa tri këto takime kthyese të çerekfinales së Kupës të Maqedonisë do të luhen nesër me fillim në orën 13:00./InfOSport.mk