Kasiljas rrëfehet për 17 vitet e kaluara te Real Madridi

Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Iker Kasiljas ka bërë një rrëfim sensacional dhe shumë emocionues për 17 vitet e tij të kaluara me fanellën e Real Madridit.

Në një intervistë për të përditshmen e njohur sportive spanjolle “Marca”, Kasiljas ka thënë se Real Madridin e konsideron si shtëpinë e tij dhe se një gjë e tillë nuk do të ndryshojë asnjëherë, transmeton “infOSport.mk”.

“Real Madrid është klubi që unë jam mirënjohës përgjithmonë. Unë kam qenë në gjendje për të përmbushur një ëndërr, si një fëmijë, duke luajtur në ekipin e jetës. Jam krenar për të gjithë trajnerët, të gjithë futbollistët dhe njerëzit e stafit me të cilët kam punuar shumë vite. Unë e konsideroj Madridin si shtëpinë time. Këta tifozë janë të mrekullueshëm dhe jam gjithmonë mirënjohës. Gjithmonë kur rikthehem në Madrid pothuajse përlotem pasi kam shumë emocione për këtë klub të madh…”, – kishte thënë Kasiljas.

Iker Kasiljas nga “’Santiago Bernabeu” u largua vitin 2015-të, duke kaluar në rradhët e shumë herë kampionëve të Prtugalisë, Porto.

Portieri spanjoll karrierën e tij te Reali i Madridit e kishte nisur në vitin 1999, duke zhvilluar plotë 510 ndeshje.

 

Leave a Reply