Juventusi ka bërë detyrën në ndeshjen e javës së 14-të në “Serie A” duke mundur Krotonen me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Në pjesën e parë u duk sikur Juventusi do të vuante më shumë në këtë sfidë, pasi përfundoi me rrjeta të paprekura, por me fillimin e pjesës së dytë, gjërat ndryshuan totalisht në të mirë të Juventusit që në këtë pjesë realizoi plotë 3 gola.
Në minutën e 60-të do të ishte një gol i kroatit Mario Manxhukiç, ai i cili do të hapte takimin. Sulmuesi kroat i shkëputet pikërisht mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajetit, duke dërguar topin në rrjetë.
Në këtë ndeshje do të kishte vend edhe për golin e parë të De Shiljos me fanellën e Juventusit, me një goditje nga distanca, prej kur se ky i fundit iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga rradhët e Milanit.
Historikun e ndeshjes e mbyll Benatia, teksa realizon më të thjeshtën duke shtyrë topin drejt portës së boshatisur.
Juventusi me këtë fitore përmirësoi gabimin e bërë javën e kaluar kur u mund nga Sampdoria, duke iu afruar Napolit me 4 pikë, mirëpo duke u renditur vetëm në pozitën e tretë me 34 pikë, pasi para tyre ndodhet Interi që ka 36 pikë.