Skuadra japoneze e Urava Red Dajmonds ka fituar edicionin e sivjetshëm të Ligës së Kampionëve në Azi, pasi në ndeshjen e dytë finale mundi Al Hilalin me rezultat 1:0.
Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 1:1, ndërsa në atë të kthimit që u zhvillua në Japoni, Red Dajmonds fituan përballjen falë golit të vetëm të Rafael Silvës në minutën e 89-të.
Këtë ndeshje ekipi saudit e mbylli me 10 futbollistë në fushë, pasi me karton të kuq nga loja u përjashtua, Al Davsari.
Kujtojmë që për skuadrën Red Dajmond ky është trofeu i dytë që fiton në Ligën e Kampionëve të Azisë.