Vëllazërimi dhe Struga barazojnë, humbin Gostivari dhe Zajazi

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 14-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë –  Perëndim, me të cilët është mbyllur gjysmësezoni i parë, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ditë nuk ka rezultuar pozitive për skuadrat shqiptare, pasi asnjëra prej tyre nuk arriti që ti gëzohet fitores.

Vëllazërimi i Kërçovës në Shkup barazoi pa gola ndaj Euromilkut, teksa po në kryeqendrën tonë Struga Trim Lum barazoi 1:1 ndaj Lokomotivës. Viktor Dimkov në minutën e 52-të kaloi në epërsi Lokomotivën, teksa në minutën e 64-të Flamur Tairi me golin e realizuar nga pika e bardhë bëri që struganët të kthehen me një pikë nga kjo transfertë e vështirë.

Gostivari ka zhgënjyer tifozët e saj, duke pësuar disfatë 0:2 në teren vendas përballë Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërkohë me po të njëjtin rezultat Zajazi pësoi disfatë në transfertën ndaj Labunishtës.

Një fitore të madhe realizoi edhe Teteksi në transfertën ndaj Novacit.

LDFM – Perëndim, Java XIV

Euromilku 0 – 0 Vëllazeërimi
Gostivari 0 – 2 Makedonija Gj.P
Labunishta 2 – 0 Zajazi
Lokomotiva   1 – 1 Struga Trim & Lum
Novaci 1 – 2 Teteksi

 

Leave a Reply