Derbi ndeshja e javës së 30-të në “Serie A” midis Napolit dhe Juventusit që do të zhvillohet në “Sao Paolo” nuk do të jetë e kompletuar, pasi në të nuk do të mund të marrin pjesë tifozët “bardhë e zi” të Juves.
Kjo përballje është një ndër përballjet më të tensionuara në “Serie A”, ndërsa transferimi i Gonzalo Higuain te “biankonerët” vetëm se ka shtuar tensionet edhe më shumë.
Kryetari i qytetit të Napolit me qëllim të ikjes se ndonjë trazire mes dy tifozërive ka marrë këtë vendim, me të cilin ndalohen tifozët juventin të jenë pjesë e kësaj super përballje.
Kjo ndalesë do të vazhdojë edhe për ndeshjen e rradhës mes këtyre dy skuadrave që në program është vetëm pas tre ditëve, kur Napoli dhe Juventusi sërish në “Sao Paolo” do të luajnë ndeshjen e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Kësisoj në tribunat e stadiumit në Napoli do të mund të hynë vetëm qytetarë nga rajoni i Kampanjës. I njëjti kriter ishte aplikuar edhe në ndeshjen e këtyre dy skuadrave në Torino.