Një ndër ikonat e futbollit tetovar pa dyshim se është Muhamed Useini. 29-vjeçari i cili ka zhvilluar 103 ndeshje me Shkëndijën dhe 40 me Renovën nga Vlora dha prononcimin e tij për derbin e sotshëm shqiptarë mes dy ish skuadrave të tij.
Sipas tij në derbit e qytetit të Tetovës Renova çdoherë ka vendosur në vështirësi Shkëndijën, megjithatë bazuar në kualitetet individuale dhe formën momentale, ai thotë se “kuqezinjtë” do dalin fitues.
“Po si çdoherë derbit e qytetit kanë qenë mjaft të vështira dhe gjithmonë janë caktuar nga një detaj i vogël ose kualitet individual. Shkëndija është favorit duke parë formën që kalon dhe kualitetin në ekip Hasani, Ibrahimi, Alimi, mirëpo asnjëherë nuk duhet të mendohet që do arrijë lehtë fitoren, sepse Renova çdoherë ka vënë në vështirësi Shkendijen në derbit e qytetit, mirëpo përsëri mendoj që fitorja do i takoj Shkëndijës” – tha nga Vlora e Shqipërisë enkas për “infOSport.mk” ish futbollisti i Shkëndijës dhe Renovës, Muhamed Useini.
Futbollisti aktual i Flamurtarit ishte ndër golashënuesit në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuarave të zhvilluar sezonin e kaluar. Useini realizoi një gol për Renovën në atë barazim të çmendur 4:4, që njëherit është edhe ndeshja me më shumë gola të shënuar në historikun mes dy skuadrave shqiptare në LPFM.