Futbollisti nga Mali i Zi, Ivan Fatiç nuk është më pjesë e skuadrës së FC Shkupit. Largimin e tij nga “bardhekaltërit” e bënë të ditur vet faqja zyrtare e Shkupit, duke sqaruar edhe arsyen e largimit të ish futbollistit të Interit nga Çairi. Ashtu siç thuhet në njoftimin zyrtar të FC Shkupit, Fatiç ka kërkuar që me vetdëshirë të largohet nga skuadra për arsye familjare.
Fatiç me Shkupin arriti marrëveshje në orët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe ishte një nga përforcimet më të bujshme, duke marrë parasysh se karriera e tij ishte e lidhur me ekipe të mëdha të Serisë A italiane, si Interi, Chievo e shumë skuadra tjera me famë.
Malazezi për Shkupin kishte vetëm dy paraqitje, ndërsa kryesia e FC Shkupit, ka faleminderuar Fatiçin dhe gjithashtu i ka uruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij.