Një episod shumë i rëndë ka ndodhur në ndeshjen finale të “FFA Cup” në Australi midis Sydney FC dhe Adelaide United.
Skuadra e Sedney FC po avansonte me rezultatin 2:1, ndërsa futbollistët e Adelaide në momentet e fundit ishin në kërkim të golit të barazimit. Derisa po zhvillohej koha shtesë e këtij takimi një top përfundoi jashtë vijave anësore në duart e njërit prej djemve që janë të obliguar për të pritur topat jashtë vijave kufizuese.
Michael Marrone i Adelaide nxiton për ta marrë atë top dhe të ekzekutojë rivënien anësore, ndërsa në tentativë që sa më shpejtë të bëjë një gjë të tillë, ai përplaset në tokë bashkë me djaloshin.
Një veprim i këtillë iritoi tej mase futbollistin e Sydney FC, Matt Simon i cili iu vërsul futbollistit kundërshtarë Marrone.
Kaq mjaftoi që gjakrat të nxehen dhe në këtë sherr të përfshihen edhe futbollistë të tjerë. U desht të kalojnë disa minuta për tu qetësuar gjakrat, ndërsa në fund Marrone u ndëshkua me karton të kuq nga ana e arbitrit kryesor.
Përveç kartonit, futbollisti i Adelaide rrezikon rrezikon masa të rënda disiplinore, ndërsa i vetëdijshëm për gabimin që kishte bërë ai pas ndeshje kërkoi zyrtarisht falje.