Gjatë ditës së djeshme përveç ndeshjeve të Ligës së Kampionëve Evropian tek seniorët, u zvilluan gjithashtu edhe ndeshjet e “UEFA Youth League”, ose siç njihet ndryshe, Liga e Kampionëve për të rinj.
Një ndër ndeshjet më interesante ishte ajo midis Dortmundit dhe Totenhamit, dhe kjo jo për shkak rezultatit apo lojës së zhvilluar, por nga një autogol, qe është bërë hit nëpër rrjetet sociale.
Në minutën e 29 një goditje jo dhe aq e fortë nga ana e futbollistit të Dortmundit, Ajdinel përfundoi në rrjetë, kjo falë gabimit të madh të portierit 18-vjeçar të Totenhamit, Austin.
Edhe pse në moment të parë u mendua se Austin ka topin në duar, ai megjithatë gaboi duke e dërguar vetë topin në portën e tij.
Në ato momente Dortmundi ngushtoi epërsinë e “spërsave” në 2:1, mirëpo ishte ai goli i vetëm i shënuar nga ana e “milionerëve” që erdhi si dhuratë nga ana e portierit të Totenhamit, skuadër kjo e cila deri në mbyllje të takimit shënoi edhe një gol, duke mbyllur takimin me fitoren 1:3.