Trajneri Berizzo dhe sëmundja e tij e rëndë, motivi kryesor i futbollistëve të Seviljës ndaj Liverpullit

Skuadra spanjolle e Seviljës mbrëmë ka regjistruar pa dyshim një prej pjesëve më të mira në historinë e Ligës së Kampionëve Evropian. Skuadra andaluziane edhe pse gjatë pjesës së parë ndodhej në disavantazh 0:3 ndaj Liverpullit, në fund arriti që të nxjerrë një barazim të çmendur 3:3.

Megjithatë ajo që ndikoi në këtë paraqitje të futbollistëve spanjoll, ishte sëmundja e rëndë e trajnerit të tyre, Eduardo Berizzo, që është diagnostifikuar me kancer në prostatë.

Ky i fundit pikërisht në mes pjesëve ua kumtoi këtë lajm të hidhur futbollistëve të tij, të cilët u motivuan aq shumë, sa që  në pjesën e dytë Sevilja tregoi një fytyrë krejtësisht ndryshe në të dytën, duke arritur që nga 0:3, të barazojë rezultatin në 3:3.

Falë këtij barazimi Sevilja me 8 pikë renditet në pozitën e dytë të grupit “E”, me vetëm një pikë më pak se Liverpulli i pozitës së parë, ashtu që në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Mariborit në transfertë do i kryente punë së paku një barazim, në rast se një gjë të tillë do bënte edhe Liverpulli përballë Spartakut të Moskës për të kaluar në fazën e eliminimit.

Leave a Reply