Renditja e UEFA-s, Shkëndija 30 pozita më lartë se Vardari

Përditësimi i renditjes më të re të UEFA-s, sa u përket klubeve pjesëmarrëse në Kupat e Europës, ka sjellë një tjetër ngjitje të skuadrës së Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra tetovare tashmë renditet në pozitën e 269-të në klasifikimin e klubeve europiane  sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen zyrtare të UEFA-s.

Pas Shkëndijës klubi i dytë më i mirë nga Maqedonia nuk është Vardari, por Rabotniçki, skuadër kjo e cila renditet në pozitën e 291-të, teksa 3 herë kampionët e fundit të Maqedonisë, Vardari, renditet vetëm në pozitën e 299-të.

Pelisteri, Sileksi, Renova, Metalurgu, Turnova dhe Teteksi ndajnë pozitat nga 365 deri 370, me këta të fundit që garojnë në Ligën e Dytë Perëndim, teksa sa i përket Metalurgut dhe Turnovës, këto skuadra kanë zbritur në rangun më të ulët.

 

Leave a Reply