Viteshe nderon Rashicën, përgatit film për rrugëtimin e tij në futboll

Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Viteshes dhe pa dyshim talentin që posdedon, ka bërë që skuadra e tij ti kushtoj atij një vëmendje më të veçantë. Drejtuesit e klubit të njohur holandez ku aktivizohet Rashica, do ti bëjnë një nder të veçantë futbollistit shqiptarë nga Kosova, duke i përgatitur atij një film, përmes së cilit do të tregohet i gjithë rrugëtimi i vështirë i Rashicës në futboll.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë Rashica përmes një postimi në “Instagram”.

Talenti kosovar po zhvillon sezonin e dytë në kampionatin elitar holandez me ekipin e Viteshe, duke tërhequr vëmendjen e shumë menaxherëve të njohur evropian. Ai që në edicionin e tij të parë me fanellën e Viteshe realizoi 8 gola në 31 paraqitje, ndërsa këtë edicion gëzon fakti se ai nga 27 xhirot e zhvilluara në 26 prej tyre ka qenë startues dhe ka shënuar dy gola.

Leave a Reply