Dyshja e FC Shkupit Alen Jasharoski – Kristijan Stojkoski po rezulton si dyshja më e mirë e transferuar gjatë merkatos së verës nga skuadrat e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy këta futbollistë bashkë kanë shënuar 10 gola dhe janë ndër më të merituarit që FC Shkupi ndodhet në pozitën e 6-të në renditje. Ata kanë shënuar rreth 77% të golave të skuadrës së tyre, që pas 15 ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij edicioni numëron 13 gola.
Alen Jasharoski ka shënuar 6 gola, dy më shumë se Kristijan Stojkoski, teksa nga një gol kanë realizuar Ermedin Adem, Husein Demiri dhe Emanuel Mbella.
Dyshja Jasharoski – Stojkoski gjatë merkatos së verës në Çair erdhën nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit.