Verona Ajdini kampione e Maqedonisë në karate

Gjatë fundjavës në Shkup u zhvillua kampionati i Maqedonisë në karate për kadet, junior dhe U21. Në këtë aktivitet u paraqit dhe KK Forca nga Shkupi me 6 garues ku prej tyre katër fituan medalje dhe morën njëkosisht vizën për tu paraqit ne kampionatin ballkanik që fillon më 8 dhjetor në Hercegnovi.

Kështu, kampione nga ky klub u bë Verona Ajdini (-48kg), kurse vendin e dytë e fituan Sajra Morina (+59kg) e Marko Bunteski (kata kadet), kurse me bronz u desh të pajtohet Mevlud Memedi (-68 kg).

Trajneri i klubit KK Forca, Muarem Imeri, i kënaqur me këtë sukses në kampionatin shtetëror ka uruar garuesit e ekipit të tij, duke ju dëshiruar atyre që sa më mirë të paraqiten edhe në Kampionatin Bballkanik, duke shpresuar madje edhe në medalje.

Ndërkohë që kampionja Verona Ajdini u shpreh shumë e gëzuar që arriti të ngjitet në piedestalin më të lartë.

“Në kategorinë time pata dy lufta dhe të njëjtat i fitova pa probleme të mëdha. Tani pasi u bëna kampione do të koncentrohem për kampionatin ballkanik në Mal të Zi ku besoj se do arrij deri tek medalja”, tha Verona Ajdini, e cila ka fituar një medalje ballkanike në Dubrovnik. (arenaring.com)

Leave a Reply