Ferhan Hasani sot ishte në element në ndeshjen ndaj Skopjes, ndaj së cilës skuadër Shkëndija shënoi fitore me rezultatin 4:0, njofton “infOSport.mk”.
Kapiteni i “kuqezinjëve” realizoi “hat-trik” ndaj skuadrës së fundit në tabelë, duke arritur kështu deri te “tripleta” e tij e dytë në karrierë me fanellën e Shkëndijës.
Për herë të parë një gjë të tillë Hasani kishte bërë në ndeshjen e 20 shtatorit të vitit 2015-të ndaj Rabotniçkit në transfertë, në të cilën ndeshje Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 2:4.
Me tre golat e sotshëm Ferhan Hasani – BUBA arriti në kuotën e 14 golave, duke kryesuar bindshëm listën e golashënuesve në LPFM.
Ai këtë shifër të golave e ka arritur në 14 ndeshje, ndërsa menjëherë pas tij në listën e golashënuesve renditet shoku i tij i skuadrës, Besart Ibraimi, i cili në 16 ndeshje ka shënuar 10 gola.
Goli i parë i Ferhan Hasanit ndaj Skopjes
GOLI I FERHAN HASANIT NDAJ SKOPJESSHKËNDIJA – SKOPJE 1:0(F. Hasani 11')
Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.
Goli i dytë i Ferhan Hasanit ndaj Skopjes
FERHAN HASANI SERISH NE ELEMENT, SHENON GOLIN E DYTE PERSONAL NDAJ SKOPJESSHKENDIJA – SKOPJE 2:0(F. Hasani 38')
Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.
Goli i tretë i Ferhan Hasanit ndaj Skopjes
Ferhan Hasani triplete ndaj Skopjes
FERHAN HASANI RRUMBULLAKSON "HAT-TRIKUN" E TIJ NDAJ SKOPJESSHKËNDIJA – SKOPJE 4:0(F. Hasani 60')
Публикувахте от infosport.mk в 19 ноември 2017 г.