Interi i falet Ikardit, as Berisha nuk gjeti kundërpërgjigje për të (VIDEO)

Interi ka fituar 2:0 ndeshjen e fundit të së dielës në kuadër të javës së 12-të në Serie A, duke mundur me rezultatin 2:0 Atalantan e Etrit Berishës, njofton “infOSport.mk”.

Dhe kur bëhet fjalë për fitoret e “neroaxurrëve” patjetër që për ta kujdeset numri një i kësaj skuadre, Mauro Ikardi, i cili shënoi që të dy golat gjatë pjesës së dytë. Në pjesën e parë ishte Berisha ai i cili ndali sulmuesin “zikaltër”, i cili megjithatë doli të jetë i papërmbajtshëm në pjesën e dytë, kur fillimisht në minutën e 51-të shënoi për 1:0, teksa nuk vonoi shumë dhe 9 minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë personal, që në fund u tregua edhe si përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në Xhuzepe Meaca”.

Me këtë fitore Interi tashmë renditet në pozitën e dytë  me 33 pikë, vetëm dy pikë më pak se liderët e Napolit, teksa Atalanta e Etrit Berishës me 16 pikë të tubuara mbetet në pozitën e 11-të.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply