Real Madridi dhe Barcelona si sezoneve të kaluara, ashtu edhe këtë sezon janë në garë të ngushtë për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.
Aktualisht Reali i Madridit ka dy pikë më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak. Plotë 65 pikë kanë grumbulluar “madrilenët” pas 28 xhirove, derisa Barcelona 63, duke shpresuar në ndonjë gabim të rradhës të rivalëve të tyre të përjetshëm para “El Clasico-s” së dytë të sezonit që në program është me datë 23 prill.
Para kësaj super përballje, Reali i Madridit do të luaj me skuadrat si Alaves dhe Atletiko Madrid në “Santiago Bernabeu” dhe Leganesin dhe Sporting Hihonin si mysafir, derisa Barcelona do të jeë nikoqir i Seviljës dhe Real Sociedadit dhe mysafir i Granadas dhe Malagas.
Ndërkohë sa u përket ndeshjeve pas “El Clasico-s”, ju ftojmë të ndiqni foton më poshtë.