Miftari: Flm “Shvercerave”, fitorja urimi më i mirë për festat e nëntorit

I kënaqur nga fitorja e parë e KB Shkupit në sezonin e ri të Ligës së Parë Basketbollistike të Maqedonisë ka mbetur edhe trajneri Enver Miftari. Ai në një prononcim për “infOSport.mk” tha se këtë fitore ua dedikon gjithë shqiptarëve, e në veçanti çairasve, duke ju uruar atyre festat e nëntorit, ndërsa gjithashtu falënderoi nga zemra grupin e tifozëve “Shvercerat”, të cilët edhe sonte ishin lojtari i tyre i 6-të në palestër.

“Në vigjilje të festave të Nëntorit këtë fitore lojtarët e KB Shkupit ia kushtojnë bashkëvendasve të tyre, çairasve!  Ju urojmë ditën e Alfabetit tonë dhe festën e Flamurit Kuq e Zi, takohemi në fitoret e rradhës për JU dhe me JU! Gjithashtu dua të falënderoj nga zemra edhe grupin e tifozëve “Shvercerat”, të cilët edhe njëherë tjetër dëshmuan veten dhe dashurinë ndaj sportit në përgjithësi” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” pas përfundimit të ndeshjes trajneri i KB Shkupit, Enver Miftari.

KB Shkupi në palestrën “Shaban Trstena” në kuadër të javës së 7-të mundi ekipin e Karposh Sokolit me reuzltatin 86:77. Ndeshjen e rradhës që në program është me datë 02 dhjetor skuadra nga Çairi do ta zhvillojë në transfertën ndaj Strumicës.

 

Leave a Reply