Borusia e Dortmundit ka goditur sërish në merkato. Skuadra e njohur gjermane gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit të talentuar të Borusia Menhengladbahut, Mahmud Dahud.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Gladbahut, të cilët njoftojnë se Dahud do të qëndrojë me të vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe se gjatë merkatos së verës ai do të transferohet në “Sinjal Iduna Park”, shkruan “Bundesliga.com”, transmeton “infOSport.mk”.
21-vjeçari Dahud gjatë këtij sezoni me Gladbahun ka zhvilluar 19 ndeshje dhe ka shënuar një gol, ndërsa pjesë e Bundesligës është që nga sezoni 2014/2015.