KB Shkupi, vjen fitorja e parë! Në Çair bie Karposh Sokoli

Klubi i Basketbollit Shkupi ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri në elitën e basketbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.  Të besuarit e trajnerit Enver Miftari të udhëhequr nga amerikani Xhejms Muojeke sonte në paltestrën “Shaban Trstena” në Çair në kuadër të javës së 7-të mundën Karposh Sokolin me rezultatin 86:77 (25:20, 24:22, 21:15, 16:20).

Ishte kjo një super ndeshje e “bardhekaltërve” të cilët ishin në epërsi gjatë gjithë ndeshjes. Ata me përjashtim të periudhës së fundit që foli për mysafirët, tre periudhat e para i mbyllën në favorin e tyre, kur edhe krijuan epërsinë dyshifrore prej 13 pikëve (70:57).

Njëjtë sikurse në ndeshjen e javës së 6-të kundër Ohrid AV edhe sonte te KB Shkupi  amerikani Muojeke rezultoi të jetë basketbollisti më efikas, duke realizuar 31 pikë. Ai thjesht ishte i pandalshëm për basketbollistët mysafir, ndërsa nuk i mungoi edhe ndihma e dy bashkëkombasve të tij Tajron Haris që këtë ndeshje e mbylli me 20 pikë dhe Xhozef Tejlor, i cili regjistroi 18 pikë e 16 kërcime.

Në anën tjetër më i spiakturi në rradhët e Karposh Sokolit ishte kapiteni Darko Sokolov që ndeshjen e mbylli me 27 pikë, ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe Zharko Comagiç (18 pikë, 10 kërcime) dhe Stoja Gjuroski (17 pikë, 5 kërcime).

Me këtë fitore KB Shkupi tash numëron 8 pikë në pozitën e 10-të, po aq sa ka edhe Strumica një pozitë  më lartë si dhe dy skuadrat e fundit në renditje, Pelisteri dhe Kozhuvi, teksa Karposh Sokoli me 12 pikë renditet në pozitën e tretë.

 

Leave a Reply