Starti i dobët në elitën e futsalit vendor ka sjellë edhe ndryshimet e para te skuadra e Juventus Seravës, njofton “infOSport.mk”.
Një ndër skuadrat më të njohura në futsalin vendor nuk e filloi mbarë këtë edicion, duke regjistruar 7 humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa si pasojë erdhi edhe deri te emërimi i drejtorit të ri sportiv.
Bëhet fjalë për Zena Aliu, i cili pritet që të sjellë freski në rradhët e skuadrës “bardhezi” nga Serava, që të shtunën do të mirëpret SEE Universitetin e Tetovës në kuadër të javës së 9-të.
Pikërisht nga kjo javë skuadra e udhëhequr nga trajneri Gafur Hasani shpreson të rifillojë një seri pozitive të rezultateve, duke lënë pas serinë e zezë që asnjëherë më parë nuk i kishte ndodhur.