Fundjava në futbollin evropian dhuron disa ndeshje mjaft të rëndësishme. Në Itali, kryesfida e javës është ajo e kryeqytetit mes Romës dhe Lacios, të cilat kanë tifozeri ndër më të zjarrtat në këtë vend.
Në Spanjë, kjo fundjavë dhuron një derbi të rëndësishëm, atë të Madridit mes Atletikos dhe Realit, një ndeshje e cila ndan shumë gjëra në rrugëtimin e dy skuadrave në këtë sezon.
Ndërsa kampionati anglez dhuron derbin e veriut të Londrës, mes Arsenalit dhe Totenhemit, një duel i cili nuk ka kaluar pa probleme mes tifozerive ndër vite.
E përditshmja spanjolle “AS”, ka përzgjedhur 5 derbi nëpër botë, të cilët mendon se janë ato më të ndezurit dhe përjetohen më me entuziazëm nga tifozeritë.
Ndoshta nuk është aspak e çuditshme që tre prej tyre vijnë nga Ballkani. Janë ato ndeshjet midis PAOK-ut dhe Arisit nga kampionati grek, Partizanit dhe Crvena Zvezdës nga kampionati elitarë serb dhe Galatasaraj – Fenerbahçe nga kampionati turk.